Kur Ai i tha Shën Stefanosit: “Ngrihu nga gjumi dhe më jep një kurban”, Stefanosi ngrihej dhe me tas u sillte ujë popullit të tij. Derisa dielli vinte e ndriçonte qiellin, Stefanosi shpërndante nga prodhimet e tij nëpër shtëpi, derisa vetes nuk i mbetej asgjë. Ai i shenjtë e bënte këtë gjithmonë.
Për sigurinë e popullit të tij ai urdhëroi që rreth qytetit të ndërtoheshin mure dhe edhe vetë mbante gurë. Ndërsa punonte, ai dëgjonte fjalën që Ai i pëshpëriste dhe vazhdonte punën pa kthyer kokën pas. Bollëku i tij vinte prej Tij dhe gjithçka që i vinte, ai e shpërndante.
Kur Ai ia mori më parë pranë Vetes bashkëshorten dhe pesë fëmijët që i kishte dhënë, ai fshiu lotët nga faqet dhe tha: “Nëse vjen prej Teje, unë jam i kënaqur/ jam i dorëzuar.” Kur varrosi fëmijën e tij më të vogël, që ende nuk kishte filluar të fliste, nuk pranoi ndihmë nga askush dhe vetë e mbuloi varrin.
Stefanosi nuk e ngrinte zërin; mund të zemërohej, por nuk binte në zemërim. Kur prodhimet filluan të thaheshin, populli iu lut për shi. Ai u tha: “Duroni. Nëse Ai dëshiron, jep; nëse dëshiron, nuk jep.” Dhe Ai i dha.
Stefanosi veshi shenjtërinë e pranisë së Tij dhe kurrë nuk u mburr me të, sepse ai ishte i përparuar në edep. Ai i shenjtë nuk flinte kurrë me të dy këmbët të shtrira; nuk e vendosi kurrë kokën në një vend të butë dhe gjithmonë mendonte për popullin e tij. Edhe Ai e furnizoi gjithmonë qytetin e tij me begati.
Kur disa njerëz të paditur e dëgjuan këtë, i thanë: “Na jep më shumë se gjysmën e prodhimeve të tua, përndryshe do të të vrasim.” Ai nuk pranoi. Atëherë ai grup i paditur u vuri zjarrin shtëpive të qytetit. Stefanosi u pikëllua shumë për gjendjen e popullit të tij që dilte nga shtëpitë duke qarë dhe bëri lutjen e tij të parë dhe të vetme: “Zoti im, shuaje këtë zjarr që fëmijët të mos mbeten të uritur.” Kur e tha këtë, Ai i shuajti flakët. Populli që e pa këtë iu përkul pranisë që ishte në të dhe pa madhështinë e Zotit, pronarit të
bereqetit.
Ja kështu Ai i furnizon ata që kanë tevekkul dhe ihlas dhe i afron pranë Vetvetes. Ai që i mendon të tjerët para vetes, Ai e merr në kopshtin e Tij të përjetshëm. Pronari i vetëm i furnizimit është Allahu, Er-Rezzak.
Tani edhe ti merr pjesën tënde nga një furnizim, ther kurbanin tënd dhe përmende Atë. Dijeni se Allahu është me ata që e përmendin Atë dhe Allahu i do shumë ata që japin..HŞY

