Pafuqësia është një gropë e errët; ndërsa prania nûrane e Allahut është dritë dhe të çon drejt shpëtimit.
Junusi është një pejgamber, jo një i Dërguar (Resûl); ai e njeh Allahun, por duke ikur, mbulon ekzistencën e vet.
Edhe rënia e Jusufit në pus është e njëjta ngjarje; pusi dhe brendësia e peshkut janë mbyllja e syrit të basiretit.
Ata nuk arritën në plotësim, sepse nuk arritën në vetëdijen e Muhammedit. Si Jusufit, ashtu edhe Junusit, Rabbi im u dërgoi shenja të ndryshme (emmare) për t’i nxjerrë nga ajo errësirë. Këto shenja nuk iu treguan nga jashtë, por iu shfaqën pikërisht nga brendësia e qenies së tyre.
Ne duhet ta mbulojmë pafuqësinë tonë (axhzijetin) me frymën Rahmân të Allahut; atëherë nuk do të mbetet më një vetë që të ndiejë pafuqësi. Mendoni që sa herë që ndiejmë pafuqësi, kjo është dëshmi se jemi larguar nga fryma e Rahmânit. Pafuqësia, duke mbartur një vetë të fshehtë, krijon një mbulesë: një Allah dhe një “Unë”.. HŞY

