Ekzistenca e Dergahut është Kajjum dhe Vedud. Me këtë të vërtetë ai qëndron i palëkundur, i pandryshueshëm. Kur mblidhesh në hû’zurin e asaj Qenieje, eja në çastin e tanishëm dhe harro gjithçka, që pjesa jote të bëhet prej asaj Qenieje..
Në mihrab mund të hysh vetëm me qenien tënde. Ti je si Njëshmëria e Tij. Kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë qenie tjetër veç Teje; çdo gjë është një kurth i ngritur për ty. Mos u mashtro nga ato që mendon se sheh. Dëgjoje të vërtetën tënde, mos iu bind zërave të tjerë, zgjohu shpejt nga ëndrra e jetës..
Çdo lindje është me dhimbje. Nga Njëshi lind një. Njëshi kurrë nuk e humb mallin për atë që lind prej vetes; nuk e lë të humbur e pa udhë. Çfarë është lindja e di ai që lind, edhe dhimbjen e saj, edhe ëmbëlsinë e përfundimit. Të lindësh është të thyhesh, të shpërbëhesh, të rindërtohesh nga fillimi në fund dhe të rilindësh. Çdo nënë që sjell një fëmijë në botë përtërihet tërësisht. Prandaj krijimi i Krijuesit nuk mbaron kurrë; Ai është gjithmonë në dhënie dhe gjithmonë në një gjendje hareje hyjnore..
Katër elementet rrotullohen pa pushim në gjithësi me frymën Hû. Kjo njihet përmes I’ns’anit, bartësit të asaj fryme Hû.
Mos e flijo frymën te nefsi. Qëllimi i frymës është njohja e Hû-së. Dije se vdekja nuk është fund. Vdekja është pragu dhe domosdoshmëria e një lindjeje të re. Pa vdekur, nuk është e mundur të lindësh..
Asgjë nuk është krijuar kot. Trupi nuk është i panevojshëm. Njohja fillon prej aty. Çfarë gjendet në gjithësi është palosur brenda trupit..
Allah, Fettah ja Fettah,
Mendimi i masivasë është i ngurtë dhe lë mbetje. Me Fettah hapja dyert e botës së zemrës, o Zoti im. Ja Hû.. HŞY

